24 Tetor, 2018 - 9:20 pm
Albumi titullohet Zbardhi Dita. Kënga me po këtë emër është një ndër të parat, pasi që kantautori vendosi ti rikthehet muzikës pas një shkëputje prej 8 vitesh.
Zbardhi dita është një këngë që ka fillu në mesin e viteve të 90ta. Dashnia ndaj vendlindjes, nënës … dëshira që një ditë të zgjohet në gjirin familjarë. Pastaj kalimi i kohës, ngjarjet e luftës, paslufta, humbja e më te dashurës (nënës), koha e pavarësisë, ëndërrat më të mira që thurrnim për vendin tonë dhe zhgënjimi që dhemb e dhemb e nuk ndalet përderisa i shef njerëzit përreth që janë zhytë në agoni prej të cilès nuk dalin dot.
…”çu sa s’kom flejt edhe unë se kur t’flej unë, nuk muna me’t çu ty jo, çu “…
Kënga Shpirt ka të bëjë me kthimin e artistit në punën e vet. Teksti i dedikohet Shpirtit të tij.
Kënga Perëndi i dedikohet vajzës se tij. Kjo këngë lindi gjatë kohës sa ishin në pritje të lindjes së Fionës, për tu përfunduar verën e kaluar.
Kënga Veni jem ka pasë jehonë më të madhe. Dëshira për me pa vendin tu’j marr frym, shlirë. Është një këngë që hyn thellë në historinë tonë, vuajtjet, shpresat, gjurmët gjatë historisë, religjionet, qëndrimi ynë stoik. Për këngët tjera që do të gjenden në album, kantautori dëshiron të i lë të pazbuluara deri në natën e performancës live në Rockuzinë, Prishtinë, më 27 Tetor 2018, në ora 21:30 ku hyrja do të jetë falas.
Agim Llapashtica – Gima, është i lindur në Prishtinë. Më 1991 lëshon Prishtinën shkaku i fillimit të luftërave në ish-Jugosllavi. Muzika e përcjell gjatë gjithë kohës. Është një kantautorë që shkruan këngë komplet, dhe ka bërë edhe rikomponime të këngëve të bendeve dhe artistëve tanë si p.sh. këngë të Teleks, Violeta Rexhepagiqit, dhe Gjurmëve.
Agim Llapashtica – Vocal / Guitar, Leonard Canhasi – Lead Guitar, Teoman Ukqa – Drums, Meni Bekteshi – Bass. Rezervimet përmes Facebook Nightlife Pristina./ KultPlus.com