30 Nëntor, 2017 - 8:15 pm
Grupi “Gipsy Groove” nga Kosova, i njohur ndërkombëtarisht për interpretimin e muzikës me bazë rome të Ballkanit, së shpejti do të mbajë dy koncerte në Zvicër.
Kështu, ai, më 1 dhjetor do të jetë mysafir në Cyrih, në ambientin e njohur alternativ Photobastei, Sihlquai 125, 8005 Zürich, me fillim në orën 20.00, shkruan albinfo.ch.
Një ditë më vonë grupi i udhëhequr nga këngëtari dhe instrumentisti virtuoz Bajram Kinolli “Kafu”, prezantohet para publikut të Bernës. Në kuadër të mbrëmjes Balkanb&World Music Night, në Im Viento Sur, Lerchenweg 33, 3012 Bernë. Edhe këtu koncerti fillon në orën 20.00.
Bendi është i njohur për shkrirjen që i bën stileve të muzikës Funk, Ska, Reggae dhe xhaz me muzikën tradicionale rome të Ballkanit. Në këngët që interpreton, grupi i përbërë nga gjashtë veta tematizon edhe temën e të drejtave të njeriut, gjegjësisht të romëve në gjithë botën./KultPlus.com