8 Nëntor, 2021 - 10:47 am
Fustani i veshur nga Amy Winehouse gjatë performancës së saj në fazën e fundit të jetës është shitur për më shumë se 243,000 dollarë në një ankand të artikujve nga pasuria e saj.
Këngëtarja dhe kantautorja veshi minifustanin në Beograd në qershor të vitit 2011, një muaj para vdekjes së saj në moshën 27-vjeçare. Ai u shit për 16 herë më shumë se vlerësimi fillestar.
Më shumë se 4 milion dollarë u mblodhën nga rreth 800 artikuj.
Të gjitha të ardhurat shkojnë për fondacionin që prindërit e saj krijuan për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë, transmeton KultPlus.
Winehouse ishte një nga yjet identifikuese tw brezit të saj, e njohur për zërin e saj shpirtëror në këngët që ajo shkroi si Rehab, Back To Black dhe Love Is A Losing Game.
Ajo vdiq nga helmimi me alkool në shtëpinë e saj në Camden, në veri të Londrës, në korrik të vitit 2011./KultPlus.com