20 Maj, 2021 - 10:27 pm
Pas Anxhela Peristerit, edhe një shqiptar tjetër rrëmbeu zemrat e publikut të Eurovision-it. Bëhet fjalë për Gjon’s Tears i cili përfaqëson Zvicrën, shkruan KultPlus.
Ai performoi live i 16-me radhë, e që njëherësh 16 është kodi përmes së cilit të gjithë shikuesit mund ta votojnë atë.
Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).
Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet. / KultPlus.com