25 Shtator, 2021 - 6:25 pm
Balerini dhe koreografi shqiptar, Blenard Azizaj do të jetë pjesë e ekspozitës ‘AnriSala’ në Kunsthaus Bregenz të Austrisë, përcjell KultPlus.
Njoftimin e ka bërë vetë Azizaj përmes një postimi në Facebook, ku njofton se vepra e tij ‘Gjurmët’ do të ketë premierën atje.
“’GJURMËT’
Premiera Botërore 25 Shtator në 6 pasdite së bashku me ekspozitën #AnriSala në Kunsthaus Bregenz në një bashkëpunim me netzwerkTanz. E ndjekur nga performanca e 26 Shtatorit në 6 pasdite” – ka shkruar Azizaj./KultPlus.com