20 Dhjetor, 2020 - 8:19 pm
Rok grupi muzikor, me këngët e të cilëve janë rritur shumë gjenerata, janë duke vazhduar suksesshëm karrierën e tyre pas një pauze në skenën muzikore, shkruan KultPlus.
Pas këngëve “Përralla e fundit” dhe “As vet se di”, grupi 403 sonte kanë gëzuar artdashësit e tyre nëpërmjet ripërpunimit të këngës “Akoma po te pres”
“Akoma të pres” është një verzioni i ri i këngës së komponuar dhe incizuar në vitin 1995 në Tiranë.
Spoti këtë herë ka ardhur për publikun në një formë mjaft interesante sepse është xhiruar në 360°./ KultPlus.com