20 Maj, 2019 - 8:30 pm
Grup ka lindur në vitin 2013 dhe emri i tij është një akronim me emrat e përbërësve: Dario, Aleksandër, Gjergj, Gjergj dhe Shaveri.
Ata janë “The DAGGS”, një bandë muzikore e përbërë nga djem të rinj arbëreshë të lindur në qytezën arbëreshe palermitane Piana degli Albanesi.
“Në Piana degli Albanesi, nga vijmë ne, bashkëjetojnë tri fe të ndryshme: ajo e krishtere me rit ortodoks, Rino Gaetano dhe The Doors”, bëjnë shaka djemtë kur flasin për vendin e tyre të lindjes. Në 2014 lind dëshira për të shprehur ndaj muzikës që i lidh diçka origjinale, por në ç’gjuhë?
Duke qenë se të gjithë janë me origjinë nga Piana, gjuha nuk mund të jetë tjetër veç arbërishtja, domethënë shqipja e Skënderbeut.
“Pasi e morëm veten nga Whisky i një nate më parë, filluam të këndonim në arbërisht”, qeshin ata duke treguar historinë e grupit të tyre.
Qëllimi i tyre është mbijetesa e një kulture minoritare si ajo arbëreshe pa përfunduar në etnocentrizmën dhe as në një muze të lehtë të kulturës së tyre./KultPlus.com