Grupi kamertal “Trio Frymorë”, nesër me koncert në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

11 Dhjetor, 2023 - 4:00 pm

Grupi kamertal “Trio Frymorë”, nesër do të mbaj një koncert në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 20:00 në kuadër të “Turne Koncertesh”.

Trio Frymore është i përberë nga Arzije Rifati- flaut dhe pikolo, Emire Rifati – flaut dhe

Artan Rifati – klarinetë nën shoqërimin e pianistes Sumeja Baftijari.

Turneu i “Trio Frymorë” ka filluar më datë 22 nëntor në Viti, për të vazhduar tutje më 30 nëntor në Ferizaj,  06 dhjetor në Gjilan dhe 08 dhjetor në Preshevë, ku është pohuar se për herë të parë publiku i Preshevës ka pas rastin të shoh një koncert klasik. 

Projekti i këtij turneu koncertesh ka për qëllim të nxisë dhe të promovojë muzikën klasike në vende ku muzika klasike ka qenë më pak e zhvilluar.

“Për herë të parë, në Preshevë, kemi hapur dritën e muzikës klasike për një publik të cilin është pothuajse hera e parë që ka mundësinë të shohë një koncert të këtij lloji. Ne Viti, Ferizaj e Gjilan jemi mirëpritur nga një numër i madh i publikut poashtu. Synimi është të frymëzojmë dashurinë dhe kuptimin e muzikës klasike në këto vende.

Programi jonë përbënë vepra nga kompozitor të mirënjohur botëror të muzikës klasike si dhe asaj bashkëkohore”, pohon Arzije Rifati, anëtare e grupit “Trio Frymorë”. / KultPlus.com

Të ngjajshme