Grupi legjendar “Ricchi e Povero” mban koncert në Vlorë

1 Shkurt, 2023 - 8:00 pm

Grupi legjendar italian, “Ricchi e Poveri” mbrëmjen e së martës u ngjitën në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.

Këngët më të bukura dhe të sukseshme të repertorit, artistët Angela Brambati dhe Agelo Sotgiu i kënduan për gati dy orë njëzri me publikun vlonjat.

Kishim te dridhura nga ky emocion me këtë publik të mrekullueshëm i cili këndonte me ne dhe ishte një gjë shumë e bukur. Nuk gjej fjalët për të përshkruar emocionet dhe gëzimin”, u shpreh Angela Brambati.

“Për ne ky është një emocion i madh. Na kanë kërkuar të vijmë edhe gjatë sezonit këtu që të organizojmë një event të bukur. Ne pranuam me dashamirësi dhe do shikojmë të gjejmë formulën e duhur por gjithsesi do vijmë për pushime. Kështu që nëse do vijmë për pushime këtu, mund të lindë dhe kënga për Vlorën”, tha Angelo Sotgiu.

Për spektatorët kjo nuk ishte vetëm një ngjarje e bukur kulturore por nostalgji për muzikën italiane të viteve ‘80.

Spektatorët e konsideruan koncertin një ngjarje te bukur kulturore por edhe një rikthim nostalgjik të muzikës italiane të viteve ‘80.

Grupi mitik numëron mbi 20 milionë disqe të shitura, ndërsa në Vlorë u nderuan me titullin Mirënjohja e Qytetit nga Bashkia e Vlorës./Tv Klan/ KultPlus.com

Të ngjajshme