1 Nëntor, 2021 - 7:34 pm
“Hapi sytë e zeza moj”, është një këngë korçare që është kënduar nga shumë zëra shqiptarë duke ngjallur gjithmonë një emocion të veçantë, për shkak të melodisë e tekstit që përmban, shkruan KultPlus.
Kjo këngë është kënduar nga shumë këngëtarë shqiptarë, ndërsa KultPlus sot ju sjellë interpretimin e grupit “Gjurmët”.
Ky grup i muzikës rokenroll i përket periudhës 1980-1986. Grupi kishte pesë anëtarë. Vokalisti i grupit ishte Migjen Kelmendi, tani gazetar dhe publicist i njohur.
Hapi sytë e zezë o moj
O hap o hapi sytë e zezë
Hapi sytë e zezë o moj
O hap o hapi sytë e zezë
Hap o hapi sytë e zezë o moj
Të moj të na qel beharë
Hap o hapi sytë e zezë o moj
Hap o hapi sytë e zezë
Rrezet kthehen syve tu
E ma ndrisin shpresën mua
Rrezet kthehen n’sytë tu
E ma kallin datën mua
Rrezet në sytë e tu të zezë
Rrezet kthehen n’sytë tu
E ma tregojnë diellin mua
Rrezet kthehen n’sytë tu
E më bëjnë të të dua
Rrezet në sytë e tu të zezë
Hapi sytë e zezë
O së të paskan hije
Rrezet kthehen në sytë e ty
O në sytë e zi
Hapi sytë e zezë
O së të paskan hije
Rrezet kthehen në sytë e tu
O në sytë e zi
Rrezet kthehen në sytë e tu të zezë. / KultPlus.com