6 Gusht, 2021 - 11:38 pm
Albumi Happier Than Ever nga Billie Eillish shkoi direkt në krye të listave në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i dytë i yllit shënoi 39,000 shitje duke kërkuar vendin e parë të kësaj jave, transmeton KultPlus.
Eilish, 19 vjeç, është artistja e parë ndërkombëtare që arriti numrin një me dy albumet e saj të para, që nga Lana Del Rey me Born To Die dhe Ultraviolence në 2012 dhe 2014.
Duke festuar lajmet, ylli i tha faqes zyrtare të Charts: “Faleminderit shumë për fansat e mi në MB.
“Do të thotë kaq shumë për mua që ju e doni këtë album si unë. Më mungoni aq shumë dhe mezi pres të kthehem së shpejti në MB !!”./KultPlus.com