19 Korrik, 2020 - 7:54 pm
Për disa autsajdera, heavy metali mund të jetë kaotik, i ashpër dhe atij i mungon vlera emocionale, por përbrenda mesazhi është për solidaritet. Asgjë nuk e paraqet këtë më mirë sesa vendi ku qëndron orkestra.
Dalldisja mund të konsiderohet vallëzim. Dhe si shumë vallëzime të tjera, ka disa rregulla. Nëse dikush rrëzohet, të gjithë i ndihmojnë atij që të ngrihet në këmbë, të largojë pluhurin dhe t’i bashkohet përsëri kaosit, shkruan “The Guardian”.
Për shumë adhurues të zhanrit heavy metal jeta është një dalldisje, por virusi COVID-19 i ka goditur, transmeton KOHA. Shumë artistë kanë vazhduar që të luajnë nga shtëpitë apo të eksperimentojnë me bileta për performanca live, por në një botë ku bendet mbështetën te zhurmat e mëdha, shumë shpesh ky nuk është një opsion.
Muzika është shumë e lartë për të gjithë, përveç për pajisjet profesionale, dhe pesha fizike që ndihet në kraharor – dhe shpirt – është një komponentë vitale për këtë eksperiencë. Ndërkohë, muzikantët mbështetën në artin e tyre si një shkarkim nga traumat personale dhe vuajtjet.
Në fillim të vitit 2020, “Fed Ash”, një grup “metal/hardcore” nga Syracuse i New Yorkut, ishte duke koordinuar disa turne. Grupi kishte paguar shërbim me të shpejtë për të marrë më shpejt kopjet fizike të albumit të parë, “Diurnal Traumas’, për t’i shitur në turne. Në mesin e paraqitjeve ishte një shfaqje në festivalin treditor “Oblivion Access” në Austin, Teksas, me emra të mëdhenj si “Converge” dhe “Carcass”. Si çdo koncert tjetër live, edhe ky është anuluar.
“Kjo do të ishte diçka e madhe për ne”, ka thënë Matt Jaime, kitarist i “Fed Ash”, e që po ashtu ka edhe rolin e menaxherit të grupit. Ky grup, çdo bluzë, çdo sesion të incizimeve e paguan nga punët e përditshme të anëtarëve të grupit. Prandaj, kur pandemia filloi, paratë për CD dhe materiale promovuese, një furgon dhe pagesat për hapësirën për t’u ushtruar, ua shtuan presionin financiar. Pa llogaritur edhe frikën dhe pamundësinë për të luajtur live. /KultPlus.com