27 Janar, 2023 - 9:59 pm
Kompozitori Memli Kelmendi, njofton se me datën 10 Shkurt, Kori Siparantum do të ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë, Berlin Philharmonie, shkruan KultPlus.
Filharmonia e Berlinit i përkushton për herë të parë një koncert të plotë muzikës nga Kosova, me korin Siparantum.
Postimi i plotë:
“Të dashur miq,
Edhe një histori n’vete 🤗
Me datën 10 Shkurt, Kori Siparantum do të ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë, BERLIN PHILHARMONIE. Filharmonia e Berlinit i përkushton për herë të parë një koncert të plotë muzikës nga Kosova, me korin Siparantum. Gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, nuk duhet të humbasin këtë koncert.
Linku i blerjes së biletave:
📍Përfitoni discount duke përdour kodin (me të mëdha): SIPARANTUM
Kori Siparantum është një nga ansamblet kryesore bashkëkohore shqiptare. Turne koncertesh në shumë vende evropiane dhe ftesat në festivale kryesore muzikore e kanë themeluar ansamblin si ambasador kulturor për Republikën e Kosovës.
“Nga Bjeshkët – Musik aus dem Kosovo”, Siparantum Choir (Kosovo) & Gäste”, shkruan Kelmendi, duke njoftuar se së shpejti do të vijnë me detaje të tjera. /KultPlus.com