17 Prill, 2018 - 11:00 pm
Këngëtarja Rita Ora ka performuar në Coachella dhe dalja në skenë për të kishte një rëndësi të cilën të pranishmit nuk e kuptuan.
Ylli me prejardhje nga Kosova në vend të hiteve të saj këndoi këngën “It Ain’t Me”, e cila është realizuar në bashkëpunim të Kygos me këngëtaren Selena Gomez.
Rita ka treguar se kënga që ka arritur 450 milionë klikime në YouTube ishte e shkruar për të, prandaj nuk e kishte të vështirë që ta këndonte edhe në Coachella.
“Kemi punuar së bashku për një kohë dhe kur ai [Kygo] më telefonoi, nuk mund ta refuzoja”, ka thënë Rita Ora, transmeton Koha.net.
“Ai më pyeti nëse mund t’ia bëja një të mirë dhe ta këndoja këngën. Më pëlqeu ajo këngë. Ishte i shkruar nga ekipi im, prandaj e dija. Ishte e lehtë [ta këndoja]”, ka shtuar ajo.
Kënga jo vetëm që ishte shkruar nga i dashuri i Rita Orës, Andrew Watt, por tema e hitit të Selena Gomezit ishte për lidhjen e këngëtares shqiptare me producentin Watt.