30 Shtator, 2024 - 11:33 am
“Hon’ e’ don” është duke u mbajtë së fundi në Vjenë të Austrisë dhe është duke prezantuar artistë të profileve të ndryshme nga Kosova, shkruan KultPlus.
Për muajin tetor ky projekt do të prezantojë këngëtarin e njohur Shpat Deda, i cili do të prezantohet me Visar Kuçin e Liburn Jupollin.
Mbrëmja do të organizohet më 5 tetor në Borromaus Festival në Vjenë të Austrisë.
Ky projekt është mbështetë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës./ KultPlus.com