29 Tetor, 2022 - 4:00 pm
Qamili i Vogël do të mbetet përherë në historinë e muzikës popullore qytetare të trevave shqiptare.
Sot KultPlus ju sjell këngën e tij ‘I vujtun jam në jetë”. Këngë kjo që i këndon vuajtjes qe dashuria i sjell.
Qamili i Vogël i takoi plejadës së parë të këngëtarëve popullorë kosovarë të pasluftës , siç janë : Zyhra Mula, Meserete Çavolli, Mazllom Mejzini, Nexhmije Pagarusha, Ismet Peja, Hivzi Vokshi, Xhejlani Broçi, Adem Ejupi , Lilijana Çavolli, Muhamet Shala, Shahindere Bërlajolli, Qerimane Imami, Myrvete Fetahu, Gonxhe Gashi, Lajde Berisha, Behixhe Pakashtica , Anton Tomi , Gonxhe Manaku , Ismet Veseli, Rexhep Zajazi e shumë të tjerë.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
I vu’jtun jam në këtë jetë
Sa të rrnoj e të vdes.
Sevdaja m’u ka pjek
Si bylbylit o në pranverë
Bylbyli këndon n’Çabrat
Vajzë mos qaj me lot.
Del sy zeza mos rri O në dhomë
Ngo bylbylin si O këndon!
Male dhe fusha jeshil
Ç’u bona harabë.
Mjaft durova sa i mal me borë
O se la pa të shti në dorë!
Me t’shti n’dorë mori syzezë
Mjaft moj më ke përvlu’.
Qe shtat vjet n’zemër m’ke ndezë
E t’lutem me m’u afru’. / KultPlus.com