Ilira Gashi publikon këngën “Pay me back” (VIDEO)

26 Korrik, 2019 - 11:30 am

Ilira Gashi po e dëshmon çdo ditë e më shumë se është në rrugën e drejtë për të siguruar famë të madhe në botën e muzikës. Ajo ka nënshkruar kontratë me “Four Music”, që është degë e “Sony” dhe projektet nuk po mungojnë, shkruan KultPlus.

Sot, Ilira ka publikuar këngën e re të titulluar “Pay me Back” e cila vjen e shoqëruar me një videoklip shumë interesant.

Ndërsa artistja shqiptare edhe kësaj radhe duket e veçantë në dukjen e saj.

Ju kujtojmë që ajo është me prejardhje nga Prishtina, derisa e lindur në Bernë. Babai i saj është nga Kosova, kurse nëna nga Shqipëria, derisa Ilira ka ndërtuar karrierën në Zvicër. Ajo është një këngëtare shumë e talentuar, dhe po shkon hapave të Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës.

Ajo ishte edhe kandidate më 2011 për të përfaqësuar Zvicrën në “Eurosong”.

Së fundmi ajo ka performuar para një publiku gjigand në Spanjë, performanca e të cilës u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Por, ajo nuk ishte e vetmja shqiptare që këndoi në këtë skenë. Ishte Ava Max e cila gjithashtu pati një performancë të mrekullueshme.

Ndërsa pas një jave ajo do të vijë në Prishtinë për të performuar para publikut shqiptar në Sunny Hill Festival.

 “Perspektiva e re e Pop-it, me miliona dëgjues tashmë nën rripin e saj, Ilira do të na bëjë të gjithë të biem në dashuri me muzikën e saj”, ka shkruar festivali “Sunny Hill” në njoftimin zyrtar.

Mediat zvicerane e quajnë atë si këngëtarja e vitit, pasi vetëm në Youtube, këngët e saj kanë mbi 30 milionë klikime. / KultPlus.com

Të ngjajshme