Ilira, zbulimi më i madh i muzikës aktuale pop, cilësohet si ‘Mariah Carey e re’

20 Shkurt, 2020 - 10:31 pm

Për shkak të gamës së saj të zërit (4 oktava), ajo tashmë adhurohet në internet si një Mariah Carey e re dhe ka 1.8 milion dëgjues mujorë në Spotify, transmeton KultPlus.

Me “himnin” e saj të ri “Royalty”, Ilira, mrekullia vokale prej 4 oktavash ofron  muzikë cilësi kulminante të nivelit ndërkombëtar dhe kështu mbron reputacionin e saj si zbulimi më i madh i muzikës aktuale pop.

Mesazhi i fortë nga “Royalty” thotë që të gjithë duhet të inkurajohen të mos lejojnë të trajtohen keq.

Iliria me vargun e rimave të mençura të këngës së  saj angazhohet për vetëvlerësim më të lartë. “Më trajto sikur të jem mbretërore” këndon shqiptarja e Kosovës në një kor shpërthyes që të ngulitet fuqishëm në vesh, pasi ta kesh dëgjuar për herë të parë.

Me hitin e saj të parë radiofonik “Fading”, Iliria tashmë kishte demonstruar prirjen e saj për të krijuar hite, prirje kjo që tani po e vazhdon pa problem. Kënga është prodhuar nga prodhuesi londinez i hiteve, “Bhav”.

“Royalty” është një këngë perfekte pop me ndikime urbane dhe si e tillë paralajmëron një vit premtues për Ilirën.

Viti 2019 ishte një vit i shkëlqyeshëm për Ilirën. Filloi si rishtare, por ajo, me  rezultatin e shkëlqyeshëm prej 73,5 milionë dëgjimesh në fund të vitit në spotify, qe e pranishme në 79 vende. Po ashtu fitoi çmime të ndryshme dhe një nominim të MTV EMA.

Dhe: Mbi të gjitha, ajo ka një mesazh për gratë. Ajo që paraqet IIira me imazhin e saj është më shumë se sa vetëm veshje pop-bubblegum dhe rozë.

Ajo do të dëshironte të tregonte se një grua mund të korrespondojë optikisht me klishenë e zakonshme, por gjithmonë mund të fshihet më shumë mbrapa fasadës sesa që shihet në shikim të parë.

Si fëmijë i prindërve shqiptarë-kosovarë, ILIRA është rritur në një qytet të vogël zviceran dhe aktualisht jeton në Berlin. Hiti i saj “Fading” është klikuar në YouTube mbi 38 milionë herë, duke fituar platinin në katër vende dhe arin në tre vende.

Për shkak të gamës së saj të zërit (4 oktava!), ajo tashmë adhurohet në internet si një Mariah Carey e re. Ka 1.8 milion dëgjues mujorë në Spotify./albinfo/ KultPlus.com

Të ngjajshme