InorgA publikon këngën “EJONA” (VIDEO)

2 Prill, 2021 - 5:04 pm

Ashtu sikur kënga vet edhe rrugëtimi i saj përmban një histori në vete.

InorgA ka sjell sot këngën “EJONA” e cila është shkruar më 1998 dhe orkestruar pjesërisht gjatë asaj kohe nga Florent Boshnjaku.

Nga producentët të atëhershëm, kënga u mirëprit si demo, por lufta plasi dhe tek tani realizohet përfundimisht.

InorgA thotë se “Kënga është e shkruar nga një djalë i ri dhe i sinqertë në prag të luftës dhe problemeve më të mëdha për ekzistencën e shqiptarëve, Joserbëve në Kosovë. Ai djalë i asaj kohe kishte një porosi: “Mbaju djalë mos u dorëzo”.

Kënga është realizuar në studion Bahza (Bahri Zariqi) i cili është përkujdesur për orkestrimin, kurse kitara është e virtuozit, kitaristit Nexhat Macula i cili i ka dhënë një dimension të veçantë këngës.

“Kënga është e veçantë për nga stili, të qon mallin e Country kangëve. Me një fishkëllim që e përcjell sikur në filmat e Morikones. Klipi është një histori nga Zeusi deri te Dua Lipa dhe paraqet vuajtjet, përpjekjet dhe krenarinë me Kosovën Tonë. I është kushtuar të gjithë të rënëve, fëmijëve, grave e burrave që derdhën gjakun e tyre për ditët tona, për sukseset tona”, thotë InorgA për KultPlus. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=1uzsRMQdWPU&ab_channel=InorgA-InorgAnic

Të ngjajshme