25 Janar, 2018 - 3:30 pm
Historia e instrumenteve turke vjen në Kosovë duke mishëruar të kaluarën me të sotmen.
Instituti Yunus Emre Enstitüsü në Prishtinë, organizon kurse të mësimit të instrumenteve Bagllama dhe Udi me muzikantin Ilir Bërveniku.
“Të dyja këto instrumente zënë vend të veçantë në muzikën turke dhe mund të jetë shembull i mirë i bashkëpunimit të kulturave që jetojnë në Kosovë. Zakonisht përdoren për shoqërimin e këngëve apo instrumentaleve të vjetra,por nuk mungojnë as improvizimet, duke u gërshetuar me poezi të vjetra të folklorit turk”, thuhet në komunikatën dërguar nga Instituti Yunus Emre në Prishtinë.
Kursi është pa pagesë dhe fillon nga muaji Mars./ KultPlus.com