21 Maj, 2019 - 7:13 pm
Koncert i muzikës klasike shqiptare që do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë , me 29 Maj 2019, me titullin „ Një udhëtim muzikor nëpër Shqipëri”.
Nën përkujdesjen e Pianistes Adelina Ushaku Hashani, Mbrëmja koncertale „Adelina dhe Miqtë“/ përmban një repertoar me pika të përzgjedhura të muzikës klasike të epokave e stileve të ndryshme muzikore me Mysafirët e saj, artistët e dalluar njëherit pedagogë nga Kosova /Universitetit “Haxhi Zeka” /Pejë.
Artistët pjesëmarrës:
· Syzana Jakupi – Piano
· Mimoza Pajaziti Drancolli – Piano
· Dardane Nallbani – Flautë
· Besim Qorri – Piano
· Arsim Kelmendi – Obo
· Besa Berberi – Mezzosopran
· Alba Muqolli Dehiri – Piano
· Adelina Ushaku Hashani – Piano
Ky koncert ka për qëllim shpalosjen e vlerave të mirëfillta shqiptare para publikut gjerman dhe nderkombëtar këtu në metropolin e madh financiar Frankfurtin, ku jetojnë mbi 160 nacionalitete të ndryshme nga mbarë bota.
Do të interpretohen vepra të Kompozitorëve nga trojet shqiptare:
· Aleksander Peçi
· Rauf Dhomi
· Gjon Gjevelekaj
· Vinçenc Gjini
· Kushtrim Gashi
· Ramadan Sokoli
· Albert Paparisto
· Çesk Zadeja
· Thoma Simaku
· Adelina Ushaku Hashani
Kompozitorë intenacional: Vittorio Monti dhe Telemann Koncerti:
Me datën – 29.05.2019/ hyrja në ora 19:00/ fillon në ora 19:30 · në qenderen e njohur Bechtein/ Eschersheimer Landstr. 45/ 60322 Frankfurt/KultPlus.com