17 Nëntor, 2021 - 12:00 pm
Pianistja kosovare Lule Elezi është prezantuar me një koncert solistik në Vjenë të Austrisë, e cila në të njëjtën kohë bëri edhe promovimin e albumit të saj me veprat e gjenive Shopen e Betoven, shkruan KultPlus.
Para një audience të përzgjedhur dhe të organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare “Chopin” në Vjenë, Elezi është prezantuar me koncertin e saj në “Palais Hanse” , e cila ka interpretuar veprat e Chopin, Rauf Dhomit dhe Ludwig van Beethoven, shkruan KultPlus.
Lule Elezi e cila është profesoreshë e pianos në Universitetin e Prishtinës, e cila ka edhe shumë koncerte solistike nëpër botë, duke përfshirë edhe ato në SHBA, Japoni, Kinë, Saint Petersburg, Austri, Gjermani, Suedi, Francë, Luksembourg, Bullgari etj.
Ky koncert është organizuar edhe me mbështetje të Ambasadës së Kosovës në Austri, të cilët edhe organizuan një pritje për mysafirët, me rastin e prezantimit të koncertit të Lule Elezit./ KultPlus.com