22 Gusht, 2023 - 8:01 pm
Ish-fituesi i Eurovizionit të vitit 1990 dhe mikpritësi i Festivalit të vitit 1991, Toto Cutugno, ka vdekur sot në Milano, shkruan KultPlus.
Toto Cutugno mori pjesë disa herë në festivalin muzikor të Sanremos dhe edhe pse e fitoi në vitin 1980 me këngën “Solo noi”, kënga me të cilën konkurroi në vitin 1983 – “L’Italiano” e cila u bë e famshme në mbarë botën.
Ai u zgjodh nga RAI për të përfaqësuar Italinë në Eurovizionin e 1990 në Zagreb dhe fitoi konkursin me “Insieme: 1992”. Një vit më pas ai bashkë-organizoi Konkursin së bashku me fituesen e parë italiane të Eurovizionit, Gigliola Cinquetti.
Portali italian i lajmeve ANSA foli me menaxherin e Toto Cutugno, Danilo Mancuso, i cili konfirmoi se Toto vdiq më herët sot në Milano pas një sëmundjeje të gjatë, “e cila ishte bërë më e rëndë në muajt e fundit”. /KultPlus.com