27 Shkurt, 2021 - 6:25 pm
Këngëtarja shqiptare Kështjella Pepshi, ka sjellur këngën e re “Even if the sky is Blue”, nëpërmes së cilës ajo këndon me dhimbje për zemrën dhe shpresën.
Në vitin 2010 këngëtarja shqiptaro – zvicerane, Kështjella Pepshi u zgjodh Miss Kosova Univers dhe po atë vit, ajo prezantoi Kosovën në Las Vegas, për zgjedhjet e Miss Univers (Një nga ngjarjet më të rëndësishme të bukurisë në Botë).
Disa vite më pas, ajo ka kandiduar për në Parlamentin zviceran me temën programore: “Çështjet e migrimit dhe integrimit”. Pastaj, ajo iu ka kthyer pasionit të saj për muzikës.
Në vitin 2018, ish Miss Kosova, Kështjella Pepshi, puplikoi këngën e saj të parë: “Too Many Miles”.
Pas pak, ajo e lansoi edhe këngën e dytë: “Who Cares”, këngë që pat një sukses të madh.
Kështjella Pepshi, shquhet për vokalin e saj të mirë. Me pak fjalë, kjo këngëtare e re është duke shkuar rrugës së duhur, e në një të ardhme afërt pritet të bëhet një këngëtare me famë në fushën e muzikës./ KultPlus.com