14 Tetor, 2020 - 7:24 pm
InForCulture sjellë dy këngë qindra vjeçare të Arbëneshëve të Zarës të shkëputura nga libri ‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”. Njëra këngë ka tematikë për vendlindjen ndërsa kënga tjetër është kënduar për luftën, ku në të përmendet edhe emri i Skënderbeut, përcjellë KultPlus.
Këngët për vendlindjen
Duhet të jetë doemos shumë e vjetër kënga Zogu i verës, e cila edhe sot e kësaj dite këndohet shpesh në këtë vend. Siaps dëshmisë së Ana Bajllos, e lindur në Kotllar, këtë këngë ajo e kishte dëgjuar nga babai i saj dhe duke pasur parasysh se në vitin 2010 i kishte 93 vjet, mund të konkludohet se kënga i takon grupit të këngëve të vjetra burimore popullore në Arbënesh.
Kënga është:
Zogu i verës
Zogu i verës ko këndua
Në livadë në fusha jon,
E gji jeta ka diktua
Se ne jena Arbënesh.
Jam Arbënesh, jam Arbënesh!
Mo kanda ven, mo kanda ven,
Gjipër në brombje i de
Né shpi po shkoj me flet.
Kanga e luftës
Atje larg në fush të malit
Ku po kalbenj djelmet të ri
Nana kjohet shoqnis të soj
Çish fumit kan dek në luft
Atje me ta ka dek Skenderbeu
Çish po si s’ka pat të gjall
Mos digoni fjal të hallkut
Se ata flasin keç për ne
Se na jena Arbënesh
E dekna për Shipni!
Këtë këngë e ka recituar Efa Marshan, kurse e ka shënuar Ginafranco Kotllar.
(‘’Kultura tradicionale të Arbëneshëve të Zarës nga Aleksandër Stipqeviç”)/ InForCulture/ KultPlus.com