James Blunt, kapiteni i cili këndoi e luftoi në Kosovë (VIDEO)

12 Qershor, 2018 - 5:40 pm

James Blunt mbetet një prej atyre këngëtarëve që janë të dashur për publikun shqiptar.

Sidomos për shqiptarët në Kosovë, James Blunt është emër i njohur për faktin se ai shërbeu në Kosovë gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Kënga “No Bravery” është e shkruar gjatë kësaj kohe, kur artisti ishte në Kosovë. Gjatë kësaj kohe ai kishte marrë me vete në mision edhe kitarën e tij, me të cilën performonte ndonjëherë për shqiptarët dhe për shokët e tij të trupës së NATO-s.

Videoklipi i të njëjtës këngë ka pamje nga Kosova e kohës së luftës, të cilat vetë këngëtari i ka realizuar në Kosovë dhe më pas i ka transmetuar në televizione të njohura si BBC.

Blunt ka shitur rreth 20 milion kopje nëpër tërë botën. 44 vjeçari nga Anglia i ka disa hite, mes tyre “You are beautiful”, “Goodbye my Lover” dhe “1973”.

Këtë muaj kur po kujtojmë përvjetorin e luftës në Kosovë, e cila përfundoi me 11 qershor 1999, po e sjellim në mendje edhe artistin i cili një pjesë të mirë të punës së tij edhe humanitare e ka sjellë në Kosovë, duke ndihmuar në forma të ndryshme. / KultPlus.com

Të ngjajshme