2 Shtator, 2023 - 8:57 am
Java Kulturore e Azerbajxhanit solli mbrëmjen e djeshme në kryeqytet një sërë aktivitetesh.
Në sheshin “Skënderbej” u zhvillua performanca e Orkestrës Shtetërore të Dhomës së Azerbajxhanit, “Gara Garayev”, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Artistët e orkestrës “Gara Garayev” sollën për të pranishmit muzikën e dhomës të ndërthurur me elementë tradicionalë.
E emëruar sipas kompozitorit të njohur azerbajxhanas Gara Garayev, historia e kësaj orkestre lidhet ngushtësisht me veprimtarinë e kompozitorit, i cili solli një model të emancipuar muzikor në Azerbajxhan.
Në Muzeun Historik Kombëtar artdashësit vizituan ekspozitën “Heydar Aliyev-100”.
Ndërsa në sheshin “Skënderbej” dhe në shëtitoren “Murat Toptani”, u prezantua kulinaria e Azerbajxhanit, veçanërisht ëmbëlsirat tradicionale.
Java Kulturore dedikuar kushtuar kulturës së Azerbajxhanit do të vijojë me aktivitete të tjera deri në 3 shtator./atsh/KultPlus.com