2 Maj, 2022 - 5:45 pm
“Jazz not war” është motoja nën të cilën zhvillohet këtë vit festivali i jazz-it në Shkodër, një event i përvitshëm artistik që evokon dhe promovon muzikën jazz.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga atmosfera e veçantë që sjell ky event në qytetin e Shkodrës.
“Shkodra në një atmosferë të veçantë jazz-i”, tha Rama, ndërsa ndau albumin e fotove.
Nën tingujt e jazz-it dhe veshje të viteve ’30, Shkodra mirëpriti eventin e përvitshëm që ka për synim të ringjallë ndjenjën e lirisë kulturore, në një qytet me traditë të
lashtë muzikore dhe artistike.
30 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e muzikës Jazz , e cila festohet me qëllim rritjen e vetëdijes për vlerat e Jazzit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve.
UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor 2011. /KultPlus.com