Jennifer Lopez anulon turneun e saj veror në Amerikën e Veriut

3 Qershor, 2024 - 1:58 pm

“Jennifer po merr pushim për të qenë me fëmijët e saj, familjen dhe miqtë e ngushtë,” sipas një deklarate nga organizatorët e turneut Live Nation për AP.

Turneu do të ishte i pari i saj në pesë vjet, duke promovuar albumin e saj të parë solo në dhjetë vjet, ‘This Is Me…Now’, si dhe filmin shoqërues, në të cilin ajo shfaqet me bashkëshortin e saj të famshëm, aktorin Ben Affleck.

Turneu ishte menduar të fillonte më 26 qershor në Orlando, Florida dhe të përfundonte në Hjuston më 31 gusht.

Organizatorët thanë se atyre që kanë blerë tashmë biletat do t’u kthehen paratë.

Këngëtarja u shkroi fansave të saj në faqen e saj OntheJlo se ishte zemërthyer që duhej të anulonte turneun dhe se ndjente se kishte zhgënjyer audiencën e saj në atë mënyrë.

Ditët e mëparshme, tabloidët raportuan për shitje relativisht të dobëta të biletave për koncerte, por edhe për marrëdhënie të këqija martesore, për shkak të të cilave bashkëshortët e famshëm nuk jetojnë më bashkë. Jennifer dhe Ben nuk i komentuan thashethemet, por ata u shfaqën disa herë bashkë gjatë muajit maj.

Albumi “This Is Me… Now” u publikua në fillim të këtij viti, 20 vjet pas albumit të saj hit “This Is Me… Than”./tema/KultPlus.com

Të ngjajshme