20 Janar, 2018 - 9:29 am
Në Mleqan të Malishevës, qytetarët ia bënë nderimet e fundit Ibrahim Gashit.
Ymeri, vëllai i vetëm i gjallë nga katër sa ishin në grupin e njohur si “Bijtë e Sefës” thotë se vendin e 66-vjeçarit nuk mund ta zë askush.
Ibrahimi bashkë me vëllezërit e tjerë kanë kënduar në kohë të vështira duke e mbajtur të gjallë frymën e atdhedashurisë ndër breza.
Ata kënduan këngë patriotike si në kohën e regjimit serb në Kosovë ashtu edhe gjatë luftës.
Pas luftës, për shkak të moshës dhe humbjes së njërit vëlla në luftë, heroit Beqir Gashi, aktiviteti i tyre u zvogëlua.
Ende nuk janë mbushur dy vjet, qëkur ka vdekur edhe vëllai tjetër i Ibrahimit, Osmani.
Klan Kosova ka përgatitur një kronikë nga varrimi i rapsodit të njohur që në popull është njohur si Brahim Sefa.