23 Janar, 2020 - 8:40 pm
Bateristi i “Aerosmith” Joey Kramer e ka humbur padinë e tij për t’u kthyer si baterist i bendit në Grammy Awards të së dielës (26 janar), pasi që një gjyqtar i mbështeti shokët e tij të bendit dhe vendosi që ai të mos interpretojë në këtë ceremoni.
Rockeri u bëri thirrje ligjvënësve që ta detyrojnë Steven Tyler dhe pjesën tjetër të bendit që ta rikthejnë atë në bend për koncertin e madh të bendit, pasi që e larguan pas një problemi me krahun në vitin 2019, por gjykatësi pohoi se Joey nuk dha prova mjaft bindëse për t’u rikthyer në skenë pas tërheqjes nga koncertet vitin e kaluar.
“Duke pasur parasysh që Kramer nuk ka interpretuar me bendin në 6 muajt e fundit dhe për shkak të mungesës së provave para koncerteve të ardhshme, Kramer nuk e ka treguar ndonjë drejtim realist alternativ të veprimeve të mjaftueshme për t’i mbrojtur interesat afariste të bendit”, thuhet në aktgjykim.
Kramer e kishte paditur Aerosmithin duke pretenduar se ata po e bllokonin atë t’i ribashkohej bendit për ceremoninë e Grammy dhe galanë MusiCares Person of the Year, pasi që e detyruan t’i nënshtrohej audicionit për t’u rikthyer në vendin e tij në bend.
Burimet e Aerosmithit thanë për TMZ se shokët e bendit konsideruan se performanca e bateristit nuk ishte në maksimum dhe se duhej ta zëvendësonin, shkruan KOHA Ditore.
“Do t’u bënim dëm Joeyit, vetvetes dhe fansave tanë po të interpretonte ai pa kohën adekuate për t’u përgatitur dhe ushtruar”, thuhet në një deklaratë. /KultPlus.com