Jonida Maliqi, me fustanin me ylber uron Muajin e Krenarisë

3 Qershor, 2019 - 7:38 pm

Këngëtarja Jonida Maliqi sot ka uruar për Muajin e Krenarisë së komunitetit LGBT.

Maliqi e cila para pak javësh përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, me fotografitë e një fustani me ngjyrat e komunitetit LGBT ka uruar të gjithë fansat e saj në Instagram.

“Nëse jeta është kaq e kaltër atëherë zgjedhe një ngjyrë tjetër të ylberit” ka shkruar Jonida, e cila megjithatë nuk njihet si aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT, përpos ndoshta veshjes e cila mund të asocojë me ylberin, elementin e komunitetit LGBT nëpër botë.

Në anën tjetër, vite më parë në Shqipëri pati qarkulluar një peticion në të cilin ishte nënshkruar edhe Jonida, e i cili mbronte familjen dhe ishte anti-komunitetit LGBT.

Maliqi në Eurovizion e këndoi këngën “Ktheju tokës” me të cilën u pozicionua edhe në finalen e Eurovizionit. / KultPlus.com

Të ngjajshme