22 Dhjetor, 2022 - 10:17 am
Në moshën 84 vjeçare sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur rapsodi i mirënjohur, Ali Ramadan Krasniqi nga Drenoci i Malishevës.
Këngëtari popullor Ali Krasniqi ka qenë njëri ndër rapsodët më të njohur në folklorin shqiptar.
Krasniqi së bashku me rapsodët Salih & Feriz Krasniqi për disa dekada kanë kënduar së bashku, duke kultivuar këngën popullore shqiptare.
Ali Krasniqi ka qenë i shquar për mënyrën e interpretimit dhe zërin e veçantë, në repertoarin e tij tashmë janë të arkivuara me qindra këngë popullore të cilat po trashëgohen edhe në gjeneratat e reja.
Ali Krasniqi ka një karrierë të këndimit më se 70 vjeçare përveç këngës nëpër oda ka qenë i njohur edhe si mendimtar e tregimtar popullor.
Megjithëse kohëve të fundit në gjendje të rënduar shëndetësore Ali Krasniqi nuk pushoi së kënduari deri në momentet e fundit të jetës së tij. /KultPlus.com