4 Dhjetor, 2018 - 9:00 am
Sopranoja kosovare, e cila tashmë ka krijuar karrierë nëpër skena botërore, do të bëhet pjesë e një koncerti humanitar në Hamburg. Elbenita Kajtazi do të jetë në mesin e 16 muzikantëve të cilët së bashku formojnë ansamblin e “Staatosper Hamburg”.
Për më shumë se 30 vjet, shtëpia operistike “Staatosper Hamburg”, ka mbështetur punën e “German Muscular Diminution Aid e.V”. Edhe këtë sezon, ansambli i “Staatosper” i dedikon një mbrëmje të gjithë atyre që janë të prekur nga sëmundja e muskujve.
Qëllimi i “German Muscle Loss Aid” është që t’i përkrahë njerëzit me sëmundje të muskujve dhe familjet e tyre që t’u ndihmojnë të jetojnë e kujdesen për veten. Përveç kësaj, asociacioni ofron edhe këshilla shtesë, grupe për t’u kujdesur për veten dhe shërbime të veturave pa pagesë. Në Gjermani, vlerësohet se janë rreth 150 mijë njerëz të prekur nga kjo sëmundje, e muskujve, ende e pashërueshme, shkruan KohaDitore.
Kajtazi do të ngjitet në skenën e “Hamburg State Opera”, ku edhe tani po punon, për koncertin i cili do të zërë vend me datën 8 të këtij muaji./KultPlus.com