2 Prill, 2020 - 10:54 am
Grupi i njohur Jericho, muzika e të cilëve është një shkrirje midis rock, alternative, elektronikë dhe muzikës tradicionale etnike shqiptare, karakteristikë për rajonin e Kosovës dhe Shqipërinë e veriut, është ndër grupet më të dëgjuara ndër shqiptar dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.
Këngët e Jericho-s janë të njohura kryesisht në mesin e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Ballkan, por janë transmetuar edhe në stacionet e ndryshme të pavarura dhe Radio alternative në të gjithë vendet ish-jugosllave.
Në këto ditë ku e gjithë bota po përballet me Covid-19, Jericho kanë marrë një lajm të mirë. Kënga e tyre e njohur “Kanga e Ashikëve” është renditur e dyta me radhë në platformën botërore World Music në Ethnocloud ku janë prezantuar artist të këtij zhanri nga 157 shtete të botës me mbi 80.000 anëtarë.
“Kanga e Ashikëve” nga Jericho që përfaqëson Kosovën, është futur në Top 40 në World Music Charts për muajin mars, ku aty ka arritur të zërë vendin e dytë, renditje kjo që bëhet në bazë të klikueshmërisë së anëtarëve dhe vizitorëve të sajtit.
Lajmin e ka bërë të ditur vokalisti i grupi Jericho, Petrit Çarkaxhiu, përmes një postimi në Facebook.
“Lockomana, faleminderit per perkrahje. Çfare ironie, n’kete fare kijameti me pas kete sukses kanga a ma se largti qe munesh me shku oshte deri n’kuzhine (eventualisht deri n’furre t’bukes) 🤦🏻♂️
“Kanga e ashikeve” u ngjit ne vendin e 2’te 💙 Ne platformen per zhanrin e muzikes boterore World Music ne Ethnocloud ku jane te prezantuar artist te ketij zhanri nga 157 shtete me 80.000 anetare, “Kanga e Ashikeve” nga Jericho qe perfaqeson Kosoven eshte futur ne Top 40 ne World Music Charts per muajin Mars, ne vendin e 2te, renditje kjo qe behet ne baze te klikueshmerise se anetareve dhe vizitoreve te sajtit!”, ka shkruar Petriti në Facebook.
Klikoni tek kategoria e videos! https://ethnocloud.com/world-music/charts/ / KultPlus.com