12 Korrik, 2020 - 6:00 pm
Muzika klasike është në masë të madhe evropiane, madje edhe një formë “eurocentrike” e artit. Por, ende neglizhohet një numër i madh kompozitorësh me rrënjë afrikane, të cilët duhet njohur.
Është diçka që është përfolur përgjatë shekujve: pohimi se Ludwig van Beethoven ishte me ngjyrë – dhe është rikthyer këtë javë të fundit në rrjetet sociale, në Twitter gjendet me hashtagun “#A ishte Beethoven me ngjyrë?” E vërtetë, Beethoveni kishte çehre zeshkani dhe flokë me dredha e të zeza. Ndonjëherë të quajtur “Spaniard”, paraardhësit ishin flamanë nga Belgjika, njëherë të okupuar nga trupat spanjolle. Ai po ashtu adhuronte sinkronizimet dhe ritmet jashtë qendrës, shpesh të gjetura në traditën afrikane. Kështu që Beethoveni teorikisht mund të ketë pasur pakëz gjak afrikan në venat e tij. Por, studiuesit vazhdimisht e kanë vërtetuar pasaktësinë e kësaj teorie.
Politikat raciste ka kohë që kanë prekur jo vetëm historinë e muzikës: aktivistët afro-amerikanë kanë pretenduar se Jezu Krishti dhe Sokrati janë pjesë e tyre. Kjo shihet e panevojshme në fushën e muzikës, pasi që në fakt na largon nga fusha dhe gjerësia e muzikës së inspiruar nga ajo me ngjyrë që nga ato shpirtërore te bluesi, jazzi, rocku e hip-hopi, transmeton KOHA.
Muzika që i ka rrënjët të traditat afrikane ka një shtrirje të gjerë që tejkalon sektorin e ngushtë të muzikës “klasike”, “serioze” apo “artit të muzikës”.
Sa për vetë degën “klasike”, një numër i kompozitorëve me ngjyrë, përkundër probabilitetit, gjetën zërin e tyre dhe dhanë kontributin e tyre. Muzika e tyre shumë rrallë dëgjohet në sallat koncertale për shkak të pengesave dhe paragjykimeve që ata hasin – dhe tregon se organizatorët e koncerteve kanë goxha disa gjëra për të bërë.
Me të vërtetë, kompozitori çek Antonin Dvorak, i cili mori pozitën e profesorit në ShBA prej 1892 deri më 1895, ishte në mesin e evropianëve që hynë midis vendasve – amerikanë vendas apo afro-amerikanë – në muzikë dhe avokoi për zhvillimin e një muzike klasike amerikanë nga këto burime. E famshmja e Dvorak “New World Symphony” është një pasqyrim i kësaj.
Në vitin 1930, kompozitorët afro-amerikanë Samuel Coleridge-Taylor, William Grant Still dhe William L. Dawson, pranuan mësimet e Dvorak dhe integruan këngët shpirtërore dhe “gospel” brenda veprave të tyre simfonike. Rezultatet u përgëzuan nga kritikët, por prapë disi nuk u paraqitën në repertor.
Kalojmë shpejt përpara në vitin 1974 dhe “The Sting” që fitoi “Oscarin”. E pandashme nga filmi është kënga e sinkronizuar, klasike dhe pak epshore: “The Entertainer” nga Scott Joplin, djali i një skllavi dhe “King of Ragtime” e “Maple Leaf Rag” e Joplinit luajtur në çdo sallon pritjeje pak para shekullit XX. Por i obsesionuar për të qenë i pranuar si një kompozitor i muzikës klasike, Joplin vrapoi drejt pengesave të ndaluara. /Koha.net /KultPlus.com