26 Tetor, 2019 - 8:30 pm
Instrumentistët e Filharmonisë së Kosovës të premten në mesditë po bëheshin gati për një koncert të veçantë.
Akordonin instrumentet e tyre, një rutinë e zakonshme para çdo koncerti, por që u përcoll me shumë vëmendje nga audienca e re që kishin përballë, nxënës nga tetë shkolla të kryeqytetit.
Ata i hidhnin shikime njëri-tjetrit për të kuptuar se çfarë po bëhej e kur do të fil- lonte koncerti. Paraqitja e dirigjen- tit ishte shenjë e qartë se koncerti po nis.
Disa prej fëmijëve, që para se koncerti të niste bisedonin me njëri-tjetrin, s’u dëgjuan më. Gjithçka u kthye në qetësi dhe ata ndoqën me vëmendje hapat e dirigjentit të këtij koncerti, Edon Ramadani, i cili zuri vend para orkestrës dhe dy pianisteve, Pran- vera Hoxha dhe Lirika Pula – Kas- apolli.
“Një copëz argëtimi” u titullua nga Filarmonia koncerti, i cili erdhi në kuadër të programit “Zona e fëmijëve”.
Koncerti mori emër sipas veprës së vetme që u inter- pretua, “Karnavali i kafshëve”, të kompozitorit francez Camille Saint-Sawns. Vetë kompozitori e kishte cilësuar veprën si “një copëz argëtimi” dhe kështu njihet edhe sot. Saint-Sawns e kompozoi këtë për festën “E marta e Shrove-it”, një ditë karnavali e cila festohet në disa vende duke ngrënë krepa, e që njihet edhe si dita e fundit e kon- sumimit të brumërave, para se të fillojë periudha e agjërimi që njihet si “Lent”.
Në ditët e sotme vepra interpretohet në programe, të cilat u dedikohen fëmijëve. /KultPlus.com