19 Prill, 2018 - 9:01 pm
Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima po bashkohen.
Të katër këngëtaret do të mbajnë një koncert recital madhështor me datë 16 maj.
Orkestra Simfonike nën drejtimin e Elton Dedës do ti bashkojë katër emrat e fuqishëm, në një koncert me biletat që dalin në shitje nga data 21 prill, siç raporton Eurovision Albania.
Koncerti do të nisë prej orës 20:00.
Secila prej këngëtareve është e njohur në stilin e saj dhe ka bagazh muzikor të suksesshëm. Eneda Tarifa ka marrë pjesë në Eurovizion për Shqipërinë, ndërsa Besa Kokëdhima numëron një fitore të fuqishme në Festivalin Top Fest në Shqipëri, shkruan KultPlus.
Rovena Dilo, në anën tjetër, ka disa hite të vulosura në muzikën shqipe, përfshirë “Për një çast më ndali zemra” dhe “Ante i tokës sime”, ndërsa Irma Libohova mbetet ndër këngëtaret unike që disa herë e fitoi Festivalin e RTSH-së. / KultPlus.com