11 Mars, 2022 - 8:45 pm
Katy Perry nuk do të duhet të paguajë më 2.8 milionë dollarë për një reper që pretendonte se ajo i vodhi këngën e tij me hitin e saj, Dark Horse.
Marcus Grey e paditi Perry-n në vitin 2014, duke thënë se ajo kishte vjedhur një pjesë me tetë nota nga kënga e tij “Joyful Noise”.
Një juri ra dakord dhe i dha atij pagesën prej 2.8 milionë dollarësh, por një gjykatës më vonë e përmbysi atë vendim, duke thënë se melodia nuk ishte “veçanërisht unike apo e rrallë”.
Duke e mbështetur atë vendim, një gjykatë apeli ka thënë se vendimi origjinal mund të kishte mbytur krijimtarinë muzikore.
Në një vendim gjykata po ashtu ka thënë se Grey ishte përpjekur të pretendonte një “monopol të pahijshëm” mbi “blloqet e ndërtimit muzikor” kur ai paditi Perry për herë të parë në vitin 2014.
“Procesverbali na detyron të konkludojmë se ostinatot në fjalë këtu përbëhen tërësisht nga elementë muzikorë të zakonshëm dhe se ngjashmëritë midis tyre nuk lindin nga një kombinim origjinal i këtyre elementeve,” thuhet në vendimin e ri. / KultPlus.com