28 Tetor, 2023 - 10:09 pm
Zyrtarisht ka mbaruar pjesa garuese në Festivalin e Këngës në RTK. Në natën finale kanë kënduar 10 artistët garues.
Tani do të ketë punë për jurinë profesionale në përbërje: Alma Bektashi, kryetare, Ulja Sjostrom, anëtare që vjen nga Suedia dhe ka përfaqësuar shtetin e saj në “Eurovision” si dhe anëtarët e tjerë si kompozitori nga Tirana, Adi Hila, këngëtari Alban Nimani dhe artistja e arteve pamore, Zake Prelvukaj.
Ata kanë punën më të vështirë, ngase do të marrin vendimin për përzgjedhjen e fituesit/fitueses së edicionit të parë.
Ndërkaq organizatorët e Festivalit deri në kumtim të artistit ose artistes fituese, kanë përgatitur program të larmishëm me mysafirë të shumtë./RTK/KultPlus.com