12 Prill, 2020 - 10:27 am
Këngëtari Bob Dylan ka thyer rekord të ri duke u renditur numër një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me këngën “Murder Most Foul”.
E publikuar më 27 mars, kënga 17 minutëshe adreson vrasjen e vitit 1963 të presidentit amerikan, John F. Kennedy, shkruan Mirror.
Kënga është shkarkuar për t’u dëgjuar rreth 10 mijë herë nga dëgjuesit duke e renditur kështu në këngën më të dëgjuar në “Billboard’s Rock Digital Song Sales”.
Kur lëshoi këngën, ai tha: “Përshëndetje fansave dhe ndjekësve të mi me mirënjohje për të gjithë mbështetjen dhe besnikërinë e tyre ndër vite. Kjo është një këngë e pahapur që kemi regjistruar kohë më parë që mund të duket interesante. Qëndroni të sigurt, rrini zgjuar dhe Zoti do t’ju shoqërojë”.
Billboard vuri në dukje se këngët e Dylan, të interpretuara nga të tjerët, kishin arritur në krye të listave të saj. /Telegrafi/ KultPlus.com