3 Shtator, 2021 - 9:58 pm
Beyonce pothuajse ka fituar çdo çmim të mundshëm në botën e muzikës, mirëpo ka diçka që ajo ende nuk e ka fituar dhe kjo gjë mund të ndodh tani.
Këngëtarja ka punuar një këngë që shfaqet në filmin e ri të “King Richard” që pati premierën e parë publike në Festivalin e Filmit “Telluride” në 2021, transmeton KultPlus,
Kënga titullohet “Be Alive” dhe mund të fitojë të drejtën për nominim për Oscar për kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”.
“King Richard”, me kryepersonazh Will Smith tregon se si yjet e tenisit Venus dhe Serena Williams u bënë lojtaret e suksesshme që janë sot, pas stërvitjes nga babai i tyre, Richard Williams. Filmi do të publikohet më 19 nëntor. / KultPlus.com