23 Dhjetor, 2018 - 10:00 am
Pas tri ditëve konkurrimi intensiv në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, mbrëmë është përzgjedhur edhe kënga fituese, shkruan KultPlus.
Këtë edicion e fitoi me këngën “Ktheju tokës” këngëtarja Jonida Maliqi.
Kjo nënkupton që kjo këngë ka fituar të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael.
Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe nga këngëtarja Jonida Maliqi.
Këngës tashmë pritet t’i bëhet edhe videoklipi.
Vitin e kaluar Shqipëria është prezantuar nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”./ KultPlus.com