18 Qershor, 2019 - 4:37 pm
Musa Doroci është përkujdesur gjithmonë të na sjellë arkivën e mahnitshme të këngëve të vjetra.
Nga VHS e viteve 80-të, gjegjësisht viti 1988, kësaj here e sjellim Edmond Islamin, këngëtar pjesëmarrës në disa festivale në ish-Jugosllavi.
Plot këngë dhe ndoshta pak incizime kanë mbetur nga Edmondi. Edmondi është përkujdesur të na sjellë “Dallëndyshes”, “Do të më kesh” apo “Shoqja e studimeve”.
Ne po e sjellim këngën “Kënga le të marrë udhë” nga një emision televiziv kushtuar muzikës së mirëfilltë dhe Musa Piperkut. / KultPlus.com