25 Dhjetor, 2018 - 5:00 pm
Kënga e famshme e krishtlindjeve, “Silent Night” (“Natë e Qetë”), kremton 200 vjetorin e saj. Për herë të parë, ajo u këndua në Austri, në fshatin e Oberndorfit, pranë Salzburgut, në vigjiljen e krishtlindjeve në vitin 1818.
Por cila është historia e saj dhe përse mbetet kaq popullore?! Për herë të parë, u interpretua me një kitarë nga Josef Mohr dhe kompozitori i melodisë, Franz Xaver Gruber, shkruan koha.net
Rrëfenja më e përhapur është se minjtë kishin shkatërruar organon e tyre pak ditë përpara festës, dhe për këtë arsye u përdor kitara.
Historianët mendojnë se ky është vetëm një mit, dhe se kënga ka qenë gjithmonë e destinuar për atë kitarë. Ishte instrumenti i njerëzve të thjeshtë; me të mund të lëvizje si të dojë e kjo mund të jetë një nga arsyet përse kënga u përhap shumë shpejt në Evropë, e më pas edhe në Shtetet Bashkuara.
Ajo u këndua nëpër llogoret e Luftës së Parë Botërore, dhe për shumë njerëz, kërshëndellat nuk do të ishin me njësoj pa “Silent Night”.
“Shumë pak njerëz ndoshta e dinë që origjina e saj është në Austri. Kjo këngë është përkthyer në më shumë se 300 gjuhë të botës, dhe u shkrua në një periudhë vështirësish të mëdha e trazirash pas luftërave të Napoleonit, dhe kjo në një farë mënyre reflektohet edhe tek teksti i këngës, dhe mesazhi i paqes përçohet shumë bukur përmes korit”, tha Michael Gigl, bordi austriak i turizmit.
Papa Françesko e ka shpallur “Silent Night”, si këngën e tij të preferuar, ndonëse nuk pati mundësi t’i përgjigjej pozitivisht ftesës së autoriteteve të Salzburgut për të marrë pjesë në kremtimet e këtij përvjetori./KultPlus.com