“Këngëtareve si Nexhmija e Shanka ua kushtova një këngë…” (VIDEO)

5 Janar, 2018 - 5:59 pm

Ajo është vetë një këngëtare e njohur shqiptare, por e një zhanri më ndryshe.

Kur Shkurte Fejza është pyetur për Liliana Çavollin, ajo ka rrëfyer fjalët më të mira për këtë këngëtare.
E mes tjerash, një fjalë nxjerrë tjetrën dhe tregimi bëhet gjithnjë më i mirë, kur një këngëtare e madhe flet për një tjetër këngëtare të këtij kalibri.

“Liliana Cavolli është këngëtare e madhe, me vokal të pashtershëm. Këngëtareve të këtij kalibri, si Nexhmijes, Lilit, Shankës etj. ia kam kushtuar këngën “ Mbetsh e re, gjynah me u plakë”. Është i dhimbshëm realiteti kur njeriu e sheh se gjeneratat po ecin, vitet po kalojnë, edhe si shumë të tjerë para nesh, duhet të pajtohemi me këtë. Mirëpo ky proces te zonja Lili ka qenë më i ngadaltë sepse ajo është shumë vitale dhe plot freski. Lili edhe si njeri është treguar e madhe! Kujtoj këtu një rast kur nuk ma dhanë çmimin e fituar “Mikrofoni i Artë”! Zonja Lili ka ardhur në Mushtisht dhe ma dha lajmin, e atyre nga lart, se nuk lejojnë që ta marr unë mikrofonin, edhe pse me vota të fituara!!! Ajo më tha : “Eja në manifestim për inat dhe tregoju se nuk mund të të përkulin”.

Shkurte Fejza vazhdon të jetë e preferuar dhe një këngëtare e denjë dhe e respektuar kudo ku ka shqiptarë. Liliana Cavolli, në anën tjetër, ndërroi jetë para disa vitesh por la për gjenerata këngë e perla shqipe që dëgjohen edhe sot, shkruan KultPlus.


Shahindere Berlajolli

Kënga “Mbetsh e re, gjynah më u plakë” është një ndër këngët më të mira të Shkurte Fejzës, dhe po e sjellim këtu bashkë me Orkestrën “Vllaznim Buxhovi”. / KultPlus.com

Të ngjajshme