7 Qershor, 2023 - 7:07 pm
Këngëtari spanjoll Enrique Iglesias do të performojë në Tiranë më 30 qershor.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto të këngëtarit, ku bën të ditur se koncerti i tij do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.
“Bailamos me yllin tjetër Enrique Iglesias më 30 qershor në Tiranë”, shkruan Rama.
Si ambasador i kulturës spanjolle, ai do të performojë më 30 qershor, duke i paraprirë Javës së Kulturës Spanjolle.
E magjishme do të jetë dhe nata që do të sjellë ylli spanjoll i muzikës latine e pop music. Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020./atsh/KultPlus.com