Këngëtarja me famë botërore vesh fustanin e dizajneres kosovare

12 Tetor, 2020 - 4:39 pm

Cardi B është ndër reperet më të famshme amerikane të momentin. Ajo, ditën e djeshme festoi ditëlindjen duke organizuar një festë madhështore në Las Vegas, përcjellë KultPlus.

Ajo që mori shumë vëmendje në këtë festë, ishte veshja e rep-artistes, e cila u komentua shumë nga fansat e saj e fytyrat e tjera publike ndërkombëtare. Ndërkaq, ajo që u përkujdes për veshjen e Cardi B-së, ishte një disejnatore nga Kosova.

Bëhet fjalë për Lena Berishën. Fustani i zgjedhur nga Belcalis Marlenis Almanzar (emri i vërtetë i Cardi B) është pjesë e koleksionit të fundit të kreatores së njohur, i cili u prezantua nga modelja Oriola Marashi.

Përveç me Cardi B, Lena ka bashkëpunuar edhe me yje të tjera ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Bebe Rexhën. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CGONAKQg-8H/

Të ngjajshme