4 Qershor, 2019 - 9:33 pm
Talenti më i ri shqiptar i zbuluar së fundmi është Kiara Dokaj, vajza 9 vjeçare e lindur në Kanda dhe me origjinë shqiptare.
Fillimisht talentin e saj e ka vërejtur nëna e saj Afërdita e cila është mbështetësja më e fuqishme e së bijës, e cila në intervistën e dhënë për Blitz, thotë se “Kiarën e kemi konstatuar që ka talent dhe pasion ndaj muzikës rreth moshës 2- 3 vjeçe, edhe pse shumë e vogël ajo ka qenë një fëmijë hiperaktiv. Një gjë e pazakontë që ndodhte me të ishte se Kiara merrte dhe i binte kitarës dhe këndonte duke improvizuar me fjalët e saj të çastit. Në këtë moment kuptuam se nuk ishte thjeshtë një fëmijë që luante me lodrat e saj, këndonte me pasion dhe me aq shumë dëshirë.”
Kiara frymëzohet nga Jessi J apo Lady Gaga, ndërsa nga këngëtarët e saj të preferuar shqiptarë janë Aurela Gaçe dhe Flor Mumajesi.
Është vlerësuar me çertifikata gold dhe silver gjithashtu është mjaft aktive në aktivitete te tjera festive. Në performancat e saj që ka dhënë përballë publikut duket sikur fokusohet të këndojë dhe nuk ndikohet nga emocionet.
“Ka një vetkontroll të emocioneve. Mendoj se fakti që këndon me shumë dëshirë bën që të mos ketë emocione.Perfomancat e saj në skenë janë ato që organizojnë nëpërmjet shkollës së muzikës, ambjente të ndryshme festive, qendra tregtare në raste koncertesh për femijë etj”, shprehet Afërdita.
Sipas nënës së saj, Kiara ka dëshirë të bëhet e famshme si Dua Lipa, gjithashtu një veti tjetër e veçantë e kësaj vogëlushe janë aktivitetet e saj për të grumbulluar para për ti ndihmuar fëmijët në nevojë dhe të sëmurë.
Për të gjithë ju që doni të dini akoma më shumë për Kiarën apo të shihni performancat e saj, ndiqeni në faqen e saj në Instagram, Kiara’s Voice.