5 Korrik, 2019 - 1:00 pm
Festivali “Sunny Hill” ka bërë të ditur tashmë një pjesë të mirë të emrave pjesëmarrës këtë vit.
Përveç super yjeve si Miley Cyrus dhe Calvin Harris, të shumtë do të jenë edhe këngëtarët shqiptarë që do të marrin pjesë.
Njomza Vitia e cila është mike e ngushtë e Ariana Grandes, do të këndojë në një prej netëve, teksa së fundmi u konfirmua edhe pjesëmarrja e një tjetër këngëtareje shqiptare që po bën famë ndërkombëtarisht.
Është fjala për Ilira Gashin, e cila jeton dhe vepron në Zvicër.
“Perspektiva e re e Pop-it, me miliona dëgjues tashmë nën rripin e saj, Ilira do të na bëjë të gjithë të biem në dashuri me muzikën e saj”, ka shkruar festivali “Sunny Hill” në njoftimin zyrtar.
Ilira është artiste shqiptare që po bën bujë në tregun e huaj, ndërsa është pjesë e labelit të njohur “Sony Music” – label ky në të cilin bën pjesë edhe Era Istrefi.
Mediat zvicerane e quajnë atë si këngëtarja e vitit, pasi vetëm në Youtube, këngët e saj kanë mbi 30 milionë klikime. Projektet e saj mbajnë tituj provokative si ky i fundit “Get Off My D! Ck”. /Telegrafi/ KultPlus.com